“Maqedonia është në krye të listës së vd*kjeve nga ndotja e ajrit”

Pas publikimit të të dhënave dhe vlerësimeve më të fundit për numrin e vdekjeve të parakohshme nga ndotja e ajrit të bërë nga Agjencia Evropiane e Mjedisit për vitin 2022, organizata mjedisore “O2 Iniciativa” bëri një sërë kritikash dhe vërejtjesh.

Në nivel të gjithë Evropës, rreth 240,000 vdekje janë për shkak të ekspozimit ndaj grimcave të imta PM 2.5, dhe prej tyre, rreth 3.600 janë në Maqedoni. Gjithashtu, në vend, 330 vdekje janë për shkak të NO2 (dioksidit të azotit), ndërsa 210 – për shkak të ekspozimit akut ndaj azotit.

“Maqedonia është në krye të Evropës për nga numri i vdekjeve nga ekspozimi ndaj PM2.5, me 303 persona për 100.000 banorë të rrezikuar. Në vendin e dytë është Bosnja me 258, pastaj Kosova me 254 dhe Serbia me 228. Për krahasim, Franca ka 48, Gjermania 55, Danimarka 31 vdekje për 100,000 banorë në rrezik. Kemi 5, 6, 10 herë më shumë vdekshmëri nga ndotja e ajrit me grimcat PM se shumë vende të Evropës.

Nuk ka masa konkrete që do të ulin burimet e ndotjes së ajrit në përputhje me shifrat alarmante. As në nivel qendror e as në atë lokal”, thonë nga “O2 Iniciativa”, përcjell “Sloboden Peçat”.

Eko-aktivistët theksojnë se propozimet e tyre për ndryshime në buxhet në atë drejtim nuk janë propozuar nga Komisioni për financim dhe buxhet në Kuvend, i cili e ka shqyrtuar Buxhetin për vitin 2025.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu