Krenar Lloga, Nenkryetar i ASH dhe ish ministër i drejtësisë në RMV në një intervistë në Ora News u shpreh se për shtyrjen e ligjit për gjuhët, ajo që ndodhi sot është vetëm blerje kohe e dakordësuar me politikën.
Pronocimi i plot i Krenar Llogës për ORA NEWS
Lloga: Kjo që po ndodh është kulminacioni i një veprimtarie më shumë se 6-të mujore të partisë më të madhe sot në pushtet e cila është VMRO DPMNE dhe historikut të saj nga 2017 edhe kur u rrëzua nga pushteti nga ish kryeministri Gruevski.
Prej në atë kohë kur u soll edhe ligji kjo parti politike ka qenë nga iniciatorët e para që e ka kontestuar pranë gjykatës Kushtetuese.
Fundi i regjimit të Assad, mijëra refugjatë sirianë kthehen në Siri nga Libani dhe Turqia
Por ka qenë edhe retorika e acaruar në kohë që ka vazhduar edhe përgjatë këtyre viteve kur kanë qenë ato në opozitë, por tani me një fjalor disi më të moderuar mes asaj politike dhe juridike po tentojnë që të fshihen pas gjykatës Kushtetuese për ligjin për gjuhët që në fakt edhe në formulimin e këtij ligji është ligji për gjuhën shqipe.
Ajo që ndodhi sot është vetëm blerje kohe e dakorduar me politikën.