Prokuroria Themelore Publike ka formuar lëndë për ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe gjykatësin Enver Bexheti, pasi dy funksionarët u futën në “listën e zezë” amerikane pasi ishin gjetur dëshmi se janë të përfshirë në veprën penale mitmarrje në lidhje me rastet gjyqësore të ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Kryeprokurori, Lupço Kocevski tha sot në një brifing me gazetarët se, që nga dita e djeshme kanë formuar lëndë sigurimin e dëshmive për verifikimin e përgjegjësisë penale të personave të akuzuar që kanë të bëjnë me vepra penalet mitmarrje dhe tregti me ndikim. Ai po ashtu, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me SHBA-në në këtë drejtim, duke thënë se, SHBA ndihmon vazhdimisht përpjekjet e vendit për luftën kundër korrupsionit.
Lupço Kocevski, kryeprokurori publik
“Atë që e kishim si informatë se dy persona janë futur në listë n e zezë të SHBA, e dini se për cilat persona bëhet fjalë, prej atyre informatave unë në përputhje me kompetencat mia kam formuar lëndë, me atë që nga pretendimet që i mësova kryesisht nga mediat me atë që më tej, në këtë lëndë do të veprojë prokuroria kompetente publike. Do të thotë kush ka dhënë mito, kush e ka marrë miton, a ka pasur tregti me ndikimin, e gjithë kjo do të hetohet”.
Në lidhje me aksionin e djeshëm policor në të cilin ishin të përfshirë 23 persona, nga prokuroria thanë se, kërkohët paraburgim për nëntë persona. Aksioni ka të bëjë me keqpërdorimet në EMV dhe në lidhje me këtë rast, janë konfiskuar 208 mijë euro, 30 telefona celularë dhe një automobil.
Islam Abazi, kryeprokuror i Prokurorisë për NKOK
“Kovaçevski ishte i fundit që dolit në këtë hetim. Ai nuk është paraqitur as në Manastir as në Kërçvoë si pjesëmarrës si autor i kësaj ngjarje penale-juridike. 2-3 ditë më parë ka rezultuar se edhe ai është pjesë e këtij krimi. Aktualisht është i padisponueshëm. Është e vërtetë se ndaj Vasko Kovaçevskit kemi pasur kallëzim penal dhe kemi marrë vendim për ta hedhur poshtë ankesën. Personi juridik i dëmtuar ka bërë ankesë dhe Prokuroria e Lartë Publike na ka kthyer me udhëzime të caktuara. Ne e refuzuam përsëri dhe tani Prokuroria e Lartë Publike na e ka kthyer dhe tani do të shohim udhëzimet dhe sigurisht do të marrim një vendim të duhur”.
Kujtojmë se, DASH të hënën e shpalli vendimin me të cilin Grubi dhe Bexheti u shpallën persona të padëshiruar në SHBA, me çka atyre dhe familjarëve të afërm u ndalohet hyrja në SHBA, ndërkaq ambasadorja e SHBA-së në Shkup tha se, po shqyrtohen edhe sanskione të tjera në Uashington.