Bytyqi: Përdorimi i gjuhës amtare nuk është privilegj, por e drejtë themelore që çdo shtet gjithëpërfshirës duhet ta garantojë

Në ditën që Gjykata Kushtetuese po mbanë seancën për ligjin për gjuhët, ka reaguar Fatmir Bytyqi nga LSDM, që siç tha, jemi të vetëdijshëm se nuk bëhet fjalë vetëm për ligjin apo Kushtetutën, por edhe për atë se çfarë shteti dëshirojmë të jemi, përcjell TV21. Bytyqi tha se, Maqedoni është territor për të gjithë dhe gjuha është simbol i shpirtit tonë, dinjitetit tonë dhe lirisë sonë.

Tutje, Bytyqi tha se, kur gjuha shqipe po vendoset në pikëpyetje, beson se dikush nesër mund t’ia ndalë edhe zërin por siç tha, përdorimi i gjuhës amtare nuk është privilegj, është e drejtë themelore që çdo shtet gjithëpërfshirës duhet ta garantojë. Vetëm kur jemi të hapur ndaj dallimeve, bëhemi më të fortë dhe më të bashkuar.

“Në këtë moment, në orën 9:30, në sallën e Gjykatës Kushtetuese fillon një bisedë e pazakontë e shoqërisë sonë me vetveten, me dallimet, e cila mund të jetë dialog si proces gjithëpërfshirës ose monolog si akt përjashtues. Ky është një çast kur diskutohet për kohezionin e shoqërisë, për themelet e saj të përbashkëta. Në këto momente, kur salla e gjykatës bëhet arenë e përplasjes mes historisë dhe vizionit për të ardhmen, jemi të vetëdijshëm se nuk bëhet fjalë vetëm për ligjin apo Kushtetutën, por edhe për atë se çfarë shteti dëshirojmë të jemi.

Maqedonia është atdhe për të gjithë ne. Ajo nuk është vetëm territor – ajo është histori e jetës së përbashkët, e sfidave të përbashkëta, në të mirën dhe të keqen. Dhe në këtë histori të përbashkët, gjuha është simbol i shpirtit tonë, dinjitetit tonë dhe lirisë sonë.

Me respekt për gjuhën maqedonase, unë, si shqiptar, e pranoj kuptimin dhe vlerën e saj për popullin maqedonas. E pranoj edhe mençurinë e Krste Misirkovit, i cili ka thënë: “Të heqësh dorë nga gjuha jote kombëtare do të thotë të heqësh dorë nga shpirti kombëtar dhe nga vetvetja.” Këto fjalë më frymëzojnë të shtoj se e njëjta e vërtetë vlen për të gjitha gjuhët në këtë shtet, pa marrë parasysh se cilën gjuhë flasim – maqedonase, shqipe apo ndonjë tjetër.

Në këto momente, kur vetë mundësia për përdorimin e gjuhës shqipe vihet në pikëpyetje, jam i vetëdijshëm se ndoshta nesër dikush mund të përpiqet të më heshtë zërin. Por, gjuha është më shumë se fjalë – ajo është identiteti ynë, e drejta jonë për të qenë ata që jemi dhe besimi ynë në barazi. Të flasësh në gjuhën shqipe në këtë shtet do të thotë të besosh në një atdhe të përbashkët ku dallimet vlerësohen si pasuri. Maqedonia është më e fortë kur dëgjon të gjithë qytetarët e saj – në të gjitha gjuhët.

Maqedonia është atdheu ynë. Dhe atdheu, siç e di secili prej nesh, nuk është vetëm tokë – ai është shtëpi që pranon dhe respekton të gjithë fëmijët e saj, me gjuhët e tyre, kulturat dhe identitetet e tyre. Përdorimi i gjuhës amtare nuk është privilegj, është e drejtë themelore që çdo shtet gjithëpërfshirës duhet ta garantojë. Vetëm kur jemi të hapur ndaj dallimeve, bëhemi më të fortë dhe më të bashkuar.

E ardhmja jonë është në gjithëpërfshirje, në ndërtimin e Maqedonisë për të gjithë qytetarët e saj, ku të gjithë do të ndihen të barabartë dhe të respektuar. Gjuha është çelësi që hap zemrën e atdheut, dhe detyra jonë e përbashkët është të respektojmë dhe të ruajmë të gjitha gjuhët që pasurojnë Maqedoninë. Ky është atdheu i përbashkët për të cilin luftojmë. Kjo është e ardhmja që meritojmë”, tha Fatmir Bytyqi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu