Festimet e 28 Nëntorit në Çellopek/ Inspektorati Shtetëror i Arsimit paralajmëron masë disiplinore ndaj arsimtares

Pas paralajmërimeve të ministres së arsimit Vesna Janevska për përgjegjësi ndaj arsimtares e cila organizoi shfaqjen me rastin e 28 nëntorit në Shkollën Fillore “7 Marsi” në Çellopek, Inspektorati Shtetëror i Arsimit paralajmëron masë disiplinore ndaj arsimtares, shkruan Alsat.

“Ju njoftojmë se Inspektorati Shtetëror i Arsimit nuk do të shqiptojë dënim për mësimdhënësin, por me Aktvendim me urdhër do ta udhëzojë shkollën që të fillojë procedurë disiplinore ndaj mësimdhënësit që ka kryer aktivitete që nuk janë planifikuar në programin vjetor të punës së shkollës si dhe në planin e aktiviteteve jashtëshkollore të mësimdhënësit”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.

Edhe pse në paraqitjen e parë para mediave, drejtori i Shkollës Jasin Rekae mori përsipër organizimin e manifestimit, pas vizitës së inspektorëve ai ndryshoi qëndrimin, dhe në deklaratën e tij dhënë inspektorëve të arsimit, është distancuar nga ky manifestim me pretekstin se ai nuk ka ditur asgjë për pikën që përgatitej nga arsimtari. Reka sot përmes një sms porosie tha se ky manifestim as që ka qenë pjesë e programit vjetor të Shkollës.

“Është shfaqje fëmijësh dhe asgjë më tepër. Nuk ka pasur prapavijë as politike as përcjellje mesazhi ndarjeje apo lufte mos dashtë Zoti, thjeshtë ka qenë një shfaqje për fëmijë një manifestim apo shënim i datave historike të shqiptarëve që tradicionalisht festohet jo vetëm në shkollën tonë por në gjitha shkollat e vendit. Edhe ne si çdo vit e kemi festuar të njëjtën dhe asgjë më shumë, për të rikujtuar vlerat dhe traditat tona dhe luftën heroike të popullit shqiptar, asgjë më shumë”, tha Jasin Reka. Drejtor i Sh. F. “7 Marsi” Çellopek.

Në fokus të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit ishte edhe Shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë, por sipas informatave nga ky Institucion, tek kjo shkollë dhe shkolla të tjera nuk janë konstatuar shkelje dhe nuk ka masa të ndërmarra./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu