Ky është polici maqedonas që mbrëmë hoqi flamurin shqiptar ngaa shtylla në Kumanovë. Pas heqjes së flamurit shqiptar kanë reaguar partitë politike opozitare duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe dënimin e policit maqedonas.
Pas këtij akti skandaloz, zv.ministri i MPB-së, Astrit Iseni ka shkruar se polici do të dënohet me masa diciplinore.
“Do të ketë një procedurë disiplinore kundër punonjësit të MPB-së që hodhi flamurin Shqiptar. Çdo punonjës i MPB-së ka detyrimin të respektojë ligjet dhe simbolet e të gjitha bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mosrespektimi i këtyre detyrimeve do të sanksionohet pa përjashtim” ka shkruar Iseni.