Sot 12 vjet nga lirimi i Ramush Haradinajt nga Tribunali i Hagës, Tahiri: Vendim historik për UÇK-në

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se sot 12 vite ishte marrë vendimi historik për UÇK-në. Kjo pasi sot mbushen 12 vite nga lirimi nga të gjitha pikat e akuzave të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Tutje, sipas Tahirit, Ramush Haradinaj me bashkëluftëtarë dëshmoi më së miri se si duhet vënë interesat e Kosovës para interesave personale.

“Pavarësisht gjithë vështirësive dhe procesit të stërzgjatur Ramush Haradinaj me bashkëluftëtarë dëshmoi më së miri se si duhet vënë interesat e Kosovës para interesave personale”.

Postimi i plotë i Besnik Tahirit.

Vendimi historik për UÇK-në

Sot, mbushen 12 vite nga lirimi nga të gjitha pikat e akuzave të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Pas një procesi maratonik, kryetari Haradinaj me shokë u shpallën të pafajshëm për të dytën herë nga të gjitha akuzat.

Pavarësisht gjithë vështirësive dhe procesit të stërzgjatur Ramush Haradinaj me bashkëluftëtarë dëshmoi më së miri se si duhet vënë interesat e Kosovës para interesave personale.

Jam krenar që gjatë këtyre 7 viteve shumë të vështira isha i palëkundër dhe përherë afër Ramushit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu