Lamine Yamal, fiton çmimin “Golden Boy” për vitin 2024

Anësori i Barcelonës dhe kampioni i EURO 2024, Lamine Yamal është shpallur zyrtarisht fitues i çmimit “Golden Boy” për vitin 2024.

Çmimi i dhurohet lojtarit më të mirë në Evropë të moshës nën 21 vjeç , dhe jepet çdo vit nga Tuttosport, gazetë me bazë në Torino.

Yamal, i cili ishte favorit me shanse për të marrë çmimin, është konfirmuar si fituesi i çmimit kryesor Golden Boy për vitin 2024.

Triumfi i tij vjen pas një viti spektakolar për klubin dhe vendin, i cili kulmoi me një fitore në EURO 2024 me Spanjën gjatë verës.

Sensacioni adoleshent festoi ditëlindjen e tij të 17-të në mes të turneut.

Yamal doli në krye të listës së ngushtë me 25 lojtarë që përfshinte emra si Kobbie Mainoo, Alejandro Garnacho, Kenan Yildiz, Samuel Mbangula, Endrick dhe Arda Güler.

Yamal bëhet lojtari i tretë i Barcelonës që fiton çmimin gjatë katër sezoneve të fundit pas sukseseve të Pedri dhe Gavi në 2021 dhe 2022 respektivisht.

Jude Bellingham i Real Madridit ishte fituesi më i fundit.

Çdo fitues i mëparshëm i Golden Boy

2024 – Lamine Yamal (Barcelona)

2023 – Jude Bellingham (Real Madrid)

2022 – Gavi (Barcelona)

2021 – Pedri (Barcelona)

2020 – Erling Haaland (Borussia Dortmund)

2019 – Joao Felix (Atletico Madrid)

2018 – Matthijs De Ligt (Ajax)

2017 – Kylian Mbappe (PSG)

2016 – Renato Sanches (Bayern Munich)

2015 – Anthony Martial (Manchester United)

2014 – Raheem Sterling (Liverpool)

2013 – Paul Pogba (Juventus)

2012 – Isco (Malaga)

2011 – Mario Götze (Borussia Dortmund)

2010 – Mario Balotelli (Manchester City)

2009 – Alxandre Pato (Milano)

2008 – Anderson (Manchester United)

2007 – Sergio Aguero (Atletico Madrid)

2006 – Cesc Fabregas (Arsenal)

2005 – Lionel Messi (Barcelona)

2004 – Wayne Rooney (Manchester United)

2003 – Rafael Van Der Vaart (Ajax)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu