LSDM: Kaosi me NTP-në është shembull se si mund të qeverisë VMRO-DPMNE-ja

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se pushteti lokal i OBRM-PDUKM-së krijoi kaos me transportin publik në Shkup, dhe NTP-në e solli në prag të funksionalitetit.

OBRM-PDUKM-ja në Këshillin e Qytetit të Shkupit edhe pse në seancën e djeshme të jashtëzakonshme ka shumicën, nuk ka pranuar të mbështesë subvencionet për NTP-në, ka refuzuar që të transferojë mjete për punëtorët për t’u paguar pagat”.

“Për turp, për fat të keq dhe vetëm për tekat personale të Mickoskit, këshilltarët e OBRM-PDUKM-së kundërshtuan ndarjen e mjeteve financiare për të funksionuar NTP-ja. Me kërkesë të këshilltarëve të LSDM-së është dashur të thirret edhe një seancë që PS-ja të vazhdojë punën dhe të punësuarit t’i marrin pagat”.

“Anëtarët e Bordit Drejtues të NTP-së janë nga OBRM-PDUKM, ndërsa kompania e tyre është e mbytur në borxhe, nuk mund të ndajë rrogë, nuk mund të funksionojë, nuk bëjnë asgjë. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës janë edhe nga OBRM-PDUKM”, thonë nga LSDM.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu