BDI: Ministri Fatmir Limani bllokon komunat shqiptare për arsye politike

Sot përmes Konferencës për media, kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi dhe kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi kanë protestuar para Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, respektivisht para zyrës së ministrit Fatmir Limani, i cili për muaj të tërë, për arsye të ulta politike po mbanë peng fillimin e funksionimit të çerdhes ,,Valbona Zimberi-Valbona 2001,, në f.Mateç dhe hapjen e çerdhes së parë në nivel të komunës së Haraçinës me kapacitet me mbi 220 fëmijë.

Të bashkangjitur ua dërgojmë fjalimin dhe linkun nga konferenca për media.

Të nderuara media
Të dashur qytetarë

Sot, në shenjë proteste, ndodhemi këtu para Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini , më sakt , para zyrës sëpersonit i cili është fajtori kryesor dhe i vetëm, që fëmijëve tëHaracinës dhe Likovës , ju është pamundësuar e drejta e tyre e garantuar me ligj, të kalojnë kohën në ambientet e objekteve parashkollore, çerdheve dhe që prindët tyre nuk mund tëvendosin nën kujdes të organizuar fëmijët e tyre!

Ministri palegjitimitet, Fatmir Limani , për muaj të tërë, për arsye të ulta politike po mbanë peng hapjen e çerdhes së parë në nivel të komunës së Haraçinës dhe fillimin e funksionimittë çerdhes “Valbona 2001,, në f.Mateç te komunes se Likoves.

Paramendoni , objektet e çerdheve në këto dy komuna ,Haracinë dhe Likovë, janë të gatshme për të pranuar fëmijët e moshave parashkollore në hapësirat e tyre , të gjitha procedurat teknike dhe administrative janë të përfunduara , e vetmja gjë e cila pengon hapjen e dyrëve të këtyre objekteve të dedikuara për më të vegjëlit , është mosdëshira e këtij personi , që të procesoj pëlqimet për punësim të kuadrit tënevojshëm, pëlqime këto vetem se të dhëna nga Ministria e Financave tani më disa javë më parë. Përsëris , Ministria e Financave qe disa javë ka dhënë pëlqimet !!

Informojmë opinionin e gjërë , se pavarësisht se administrata komunale disa herë ka korigjuar tabelaret e kthyera nga Ministria, në kohë sa më të shkurtë kemi korigjuar sipas kërkesës dhe për të njejtat është dhënë pëlqim nga Ministria e Financave, mirëpo Ministri jolegjitim, Fatmir Limani ka vendosur pa asnjë shpjegim apo arsyetim ti bllokoj pëlqimetnë sirtaret e tij, duke mos i lëshuar në procesim dhe njëherit bllokon punësimet të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e çerdheve.

Për ta konstatuar se ministri jolegjitim Fatmir Limani ka vepruar në bazë të inateve dhe frustrimeve politike, në të njejtën procedurë, identike , kanë qenë edhe çerdhet nëkomunat e Çairit dhe Tetovës, për të cilat më janë lëshuar pëlqimet. Nuk ka asnjë dallim në situatën faktike , ASNJE!

Ministri jolegjitim Fatmir Limani mbanë përgjegjësinë e plotë që sot mbi 230 fëmijë presin për tu sistemuar në çerdhe për fajin e tij.

Pyesim publikisht , a është motivi I vetëm i këtij personi , ndëshkimi i popullatës së këtyre dy komunave , për shkak se ato nuk ja kane dhënë legjitimitetin për të vendosur për ato ??? I bëjm apel këtij personi , mos luan me fatin e fëmijevë tëkëtyre dy komunave dhe mos ndëshkon prindët e tyre” – thuhet në Press konferencën e BDI-së. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu