Deputeti gjerman: Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve, po na mbaron durimi

Nisja e punës së Komisionit të Zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpejtues i dialogut Kosovë-Serbi.

Deputeti i Budestagut të Gjermanisë, Thomas Hacker vlerëson se deri atëherë nuk do të ketë lëvizje në këtë drejtim.

“Jemi në periudhë tranzitore të Komisionit Evropian, pra komisioni tjetër është në orët e fundit, do të kemi një komisioner me politikë zgjerimi, një grua nga Sllovenia që ka njohuri për rajonin dhe po ashtu Mirosllav Lajcak nuk do të jetë në krye të dialogut Prishtinë-Beograd. Kështu do të kemi mundësi për një rifillim”, tha ai për Top Channel.

Ai shtoi se ky rifillim i dialogut do të bëhet vetëm mbas zgjedhjeve të qeverisë së re në Kosovë.

“Në Kosovë do të ketë zgjedhje dhe deri atëherë nuk mund të bëhet shumë, por pas zgjedhjeve dhe me komisionin e ri duhet të riforcohet procesi, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura duhet të përmbushen e implementohen nga të dyja palët”.

Sa i përket mos zbatimit të marrëveshjeve nga të dyja anët për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, deputeti gjerman thotë se durimi do të mbarojë shpejt.

”Faktikisht pas zgjedhjeve në Kosovë dhe formimit të qeverisë së re, do të mbarojë durimi për të dyja palët. Serbia nuk mund të thotë ne do e nënshkruajmë marrëveshjen e më vonë të thotë ne nuk e nënshkruajmë e pastaj të thotë se është kundër kushtetueses”, tha Hacker.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu