Kurti: Kërkoj që të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti në Shkup ka thënë se është mirë që të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovë në Bashkimin Evropian nga procesi i normalizimit të raporteve me Serbinë.Kurti ka thënë se kjo gjë duhet të ndodh, pasi që Kosova është një shtet ku vullneti për anëtarësim është 94 %, derisa në anën tjetër në Serbi vetëm 35 %.
“Konsiderojmë se që një shtet ku vullneti për anëtarësim në BE është 94 %, të mbetet peng i çështjes së normalizimi me një shtet ku vullneti është 35 % dhe që ngelet prapa neve për sundimit ligjit e të drejtave të njeriut, pakicave dhe lirisë së medias. Andaj e theksoj se duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE, nga procesi i normalizimit me Serbinë”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti tha se BE e ka në thelb zgjerimin e fqinjësisë së mirë, por se nuk është e lehtë të normalizohen raportet me një shtet që nuk e ka perdenimin dhe demmokracinë shumë të pëlqyeshme.
“E kuptoj që BE e ka në thelb të zgjerimit fqinjësinë e mirë, por edhe ata duhet të na kuptojnë neve që nuk është kollaj të normalizojmë raportet me dikë që nuk e ka as Perëndimin as demokracinë fort për qejf”, ka shtuar tutje Kurti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu