Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pasi xhamia “Jeni” në Manastri u shndërrua në
“Muze te trashigimisë kulturore kristiane dhe islame” që siç tha, VLEN dhe VMRI po përdhosin edhe objektet fetare.
Veprime të tilla, Lloga tha se janë antishqiptare dhe antiislame dhe si të tilla, tha se i dënon ashpër
“SKANDAL – Sonte Qeveria VLEN-DPMNE ka përdhosur edhe objektin tonë fetar Xhamin JENI në Manastir, duke e shndërruar atë në “Muze te trashigimisë kulturore kristiane dhe islame”.
I dënoj ashpër këto veprime disa mujore që janë antishqiptare dhe tanimë edhe antiislame. Ca kukulla që flasin shqip po prekin në çdo gjë të shejntë tonën, si përkatësin etnike, diasporën, gjuhën shqipe e tani edhe xhamitë tona.
Turp ju qoftë!
Haram ju qoft!”, ka shkruar Lloga