Sela: VLEN tmerrohet nga ideja që ta humbin pushtetin

“Çfarë thotë VLEN mos e merrni për bazë sepse për të e rëndësishme është vetëm pushteti. Biles, në momentin që do të përmenden zgjedhjet e parakohshme tmerrohen nga ideja se do ta humbin pushtetin”.

Kështu është përgjigjur Ziadin Sela, kryetar i ASh – Fronti Europian në momentin që pyetet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, transmeton TV21.

Por duke folur më tej, Sela tha se me shumë gjasë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale.

Sipas Selës, me shumë gjasë ndryshimet kushtetuese do të ndodhin para zgjedhjeve lokale.

“Logjika ime politike thotë kështu. Pas zgjedhjeve lokale do të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe VMRO-DPMNE-ja, kështu ka vepruar edhe në të kaluarën për të relativizuar dhe për të menaxhuar pakënaqësinë që kanë që do t’i krijohej në elektoratin e saj, pas këtij momenti, sepse ka ardhur me premtimin që nuk do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese, do ta kthejë emrin… dhe për ta menaxhuar mirë këtë do t’i duheshin 4 vite. Prandaj unë them se me zgjedhjet lokale do të kemi zgjedhje parlamentare. Ndoshta, këtë pjesë të premtimeve që nuk e ka mbajtur VMRO-DPMNE-ja e kompensim me shkeljen e shqiptarëve dhe ndoshta ndryshime kushtetuese mund të ketë edhe para zgjedhjeve lokale”, tha Sela.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu