Vendimi i UEFA-s, Avokati i FFK-së: Rastin e rezultatit zyrtar do ta çojmë në Arbitrazh

UEFA mori vendim sot që fitorja në ndeshjen e braktisur nga Kosova kundër Rumanisë në Bukuresht, t’i takojë kësaj të fundit me rezultat zyrtar 3-0.

Federata rumune e futbollit në anën tjetër u dënua me rreth 130 mijë euro.

E avokati i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Taulant Hodaj, ka thënë se rasti i rezultatit zyrtar do të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

“Ky vendim poashtu ka vendosur që rezultati i ndeshjes të jetë 3:0 në favor të Rumanisë. Kjo pjesë e vendimit së bashku me disa shkelje tjera të Rumanisë që ende nuk janë marrë parasysh, konsideroj që mund të ndryshojnë në CAS, Lozanë në favor të Kosovës sepse kemi një numër të madh të shkeljeve dhe dënimet tashmë të vërtetuara ndaj Federatës Rumune që duhet të konstatojnë ndërprerjen e ndeshjes e jo veprimi i futbollistëve të Kosovës”, ka shkruar Hodaj në Facebook.

Ai tha se situata pas ndërprerjes së lojës “ka qenë shumë sfiduese”, por shtoi se fakti që lojtarët e Kosovës “patën të drejtë në veprimet e tyre dhe thirrjet ‘Kosova është Serbi’ dhe ‘Serbia Serbia’ u dënuan nga UEFA, e në anën tjetër bërja e shqiponjës me duar nuk u dënua, më bëjnë të ndihem mirë për këtë pjesë sepse shumica e pikave të ankesës të përgatitur nga ekipi ligjor I FFK-së është miratuar”.

Sipas Hodajt, ankesa e FFK-së përfshinte prova të qarta dhe argumente të pakundërshtueshme dhe se e njëjta ka luajtur një rol kyç në vënien para përgjegjësisë të palës rumune për gjuhën raciste, të urrejtjes dhe sjelljet diskriminuese.

Ky vendim, tha Hodaj, është vetëm një betejë për futbollin kosovar, por edhe një shembull që drejtësia mund të arrihet përmes përkushtimit të futbollistëve, angazhimit dhe përgatitjes profesionale të ekipit ligjor.

“Këto dënime ndaj Rumanisë përforcojnë rëndësinë e luftës kundër diskriminimit dhe racizmit në futboll dhe kudo tjetër. Për pjesën tjetër të vendimit rreth rezultatit do të bëjmë të pamundurën që edhe rezultati i ndeshjes të ndryshoj dhe të ashpërsohen dënimet ndaj Federatës Rumune dhe kujtdo tjetër që tenton me bë një gjë të tillë në raport Kosovën dhe futbollistët e saj”, potencoi avokati Hodaj.

Kosova e mbylli fazën e grupeve të Ligës së Kombeve në pozitën 2 në grup të Ligës C, ndërkaq Rumania në vendin e parë.

Kombëtarja jonë do të luajë në play-off me një prej ekipeve të pozicionuara në vendin e tretë të Ligës B, me synimin për të kaluar në Ligën B. Kundërshtari i Kosovës do të caktohet gjatë shortit më 22 nëntor. /Klankosova.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu