Opinionistja Kimete Berisha sulmon Kurtin: E frymëzoi Mickoskin për luftë kundër gjuhës shqipe

Opinionistja Kimete Berisha ka sulmuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me deklarimin e tij për gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë.

Berisha e ka quajtur Kurtin si frymëzues të Mickoskit për luftën kundër gjuhës shqipe.

Postimi i Kimete Berishës:

Me Mickovskin kundër gjuhës shqipe!
Pse!
– Midis Prishtinës, kryeministri Albin Kurti i tha kryeministrit Mickovski se ti ke të drejtë që thua se gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoni.
– Ia mprehu ‘brirët’ kryeministrit të
Maqedonisë, ia miratoi dhe ia legjitimoi përpjekjet antishqitare për heqjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut!
– E ndau përgjegjësinë dhe fajin bashkë
me të.
– Bile Mickovski s’ka ditur të shkretoj kaq fort sa ky…
Ai ka kujtuar se gjuha shqipe s’duhet të jetë zyrtare, e Albini e ka mësuar se ‘as që ka qenë zyrtyre ndonjëherë’.
– Pse?
– Në tepihun e kuq, midis Prishtinës, kryeministri Albin Kurti i tregoi kryeministrit të Maqedonië se nuk i beson Kushtetueses së Kosovës, por i beson Kushtetueses së Maqedonisë.
– Dhe kështu Albin Kurti e frymëzoi Mickovskin për luftën e tij kundër gjuhës shqipe.
– S’di kur ka ndodhur për
herë të fundit kësi sulmi barbar kundër gjuhës shqipe!
– Përgjigje duhet të ketë…
Çka e motivon Albin Kurtin kundër shqiptarëve të Maqedonisë….?
– Një përgjigje duhet të jetë!
– Pse kryeministri Albin Kurti u bë me Mickovskin, që domethënë me Vuçiqin, kundër interesave kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë?!
– Pse!
– Në zgjedhjet e fundit në Maqedoni, Kryeministri Albin Kurti arriti t’i bëj shqiptarët pikë e pesë dhe u bë me mbetjet shqiptare të Mickovskit kundër atyre shqiptarëve që me armë dhe me luftë arritën t’i bëjnë shqiptarët shtetformues në Maqedoni.
– Albin Kurti ndërhyri në zgjedhjet e Maqedonisë në luftë kundër atyre shqiptarëve që e simbolizojnë Lirinë e shqiptarëve.
– Çka ka?
Pse e urren ky Lirinë!
– Albin Kurti i përçau shqiptarët e Maqedonisë, për t’i sunduar Mickovski!
– Pse?
– Kush është Albin Kurti?
– Për kë punon Albin Kurti?
– Kush e trimëron Albin Kurtin të bëhet me Radojçiqin kundër UÇK-së dhe me Mickovskin kundër shqiptarëve të Maqedonisë.
– Në çfarë mënyre Mickovski e ka fituar përkrahjen e Albin Kurtit kundër shqiptarëve të Maqedonisë!
– Setiozisht?
– Dikush do të mendonte se nëse shqiptarët i prek në gjuhë, ua dëgjon krismën, por kështu nuk po ndodh!
– Kush e mbron gjuhën shqipe nga politika antikombëtare?
– Ku është Akademia e Shkencave?
– Ku janë njerëzit normal?
– Pse heshtin shqiptarët e Maqedonisë!
– Derisa shqiptarëve të Kosovës
ua futi duart në xhepa, shqiptarëve të Maqedonisë ua mohoi gjuhën shqipe!
Pse?
– Çka fiton ky?
– Lirinë?
– Ende nuk ka dalë nga burgjet serbe?
– Ende është ‘i burgosur’ i Vuçiqit?
– Çfarë vurmaku ka?
– Pse s’la Liri të shqiptarëve pa mohuar!
– Shqiptarët e Maqedonisë duhet të protestojnë jo vetëm para derës së Mickovskit, por edhe para derës së Albin Kurtit dhe ta ‘shajnë’ zyrtarisht në gjuhën maqedone pasi që gjuha shqipe nuk qenka gjuhë zyrtare!
– Dje, shqiptarët e Maqedonisë e kanë kuptuar se qeveria e Kosovës është në anën e Mickovskit kundër tyre.
Mirë, se kjo është gjysma e fitores…!
– Shqiptarët janë të regjur, janë mësuar të jenë të parëndësishëm dhe qytetarë të dorës së dytë në Maqedoni, prandaj Albin Kurti pamëshirshëm i mohon, sepse kujton se ata durojnë gjithçka, si letra!
– Është i bindur se letargjia e shqiptarëve është aq e thellë sa që, nëse do, përveç gjuhës, i mohon krejt komplet, dhe ata s’kanë se s’kanë vullnet t’i thonë ‘Jo’!
Veç në fe mos i prek!
P.S. Gjuha thyen eshtra!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

Ledion Liço zbulon pamje nga prapaskenat e Big Brother VIP Albania 5

Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Lico, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram për të paralajmëruar edicionin e pestë të BBVA,...

Politikani serb: Vuçiq ka dorë në vrasjet politike, përfshirë Oliver Ivanoviqin dhe policit Afrim Bunjaku

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, në të cilën ngre akuza ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe figurave të...

“Më të fortë se kur do hynim në Kosovë”, Vuçiç shkon dhe provokon në bazën ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën. Ai lëshoi dhe...

Daut Haradinaj niset në protestën e Shkupit (FOTO)

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e fushatës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu