Zijadin Sela për RTK : Deklarata e Kurtit për gjuhën shqipe është skandaloze

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, e vlerësoi si skandaloze paraqitjen e dy kryeministrave pas mbledhjes së përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut. Ai veçoi deklaratën e kryeministrit Kurti për gjuhën shqipe, për të cilën tha se “e ktheu në një kohë kur kryefjala e lajmeve ishte irredentizmi, nacionalizmi, separatizmi shqiptar”.

“E tillë më ngjau deklarimi i Kurtit në lidhje me gjuhën shqipe në Maqedoni, kur ai tha një të pavërtetë të madhe, ku kundërshtoi gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut”, tha Sela në magazinën informative “InfoPlus”, në RTK.

Ai tha se VMRO-DPMNE po përpiqet që përmes Gjykatës Kushtetuese ta minojë çdo të arritur gjatë këtyre dy dekadave, pas nënshkrimit të ‘Marrëveshjes së Ohrit’, që ta zbatojë programin e partisë të cilën e ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore atje.

“Botërisht është e ditur se ata kanë premtuar se do të heqin ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, do të heqin të ashtuquajturin ‘balancuesin’, që ka të bëjë me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, por edhe parimin e votimit të dyfishtë”, qartësoi Sela, teksa shtoi e kjo shqiptarët në Maqedoninë e Veriut i kthen prapa në pozicionin juridiko-kushtetues, në vitet e ’90-ta.

“Është shqetësuese e skandaloze, deklarata e zotit Kurti, për shkak se këtu brenda jemi mësuar që të dëgjojmë faktorin politik shqiptar, duke relativizuar të keqen dhe gjëmën që po u bëhet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por realisht për mua s’ka qenë aspak e pritshme se si pjesë e korit kakofonik relativizues do të bëhet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, tha Sela.

Ai më tej shtoi se pritjet e tij ishin që kryeministri Kurti të ngre shqetësimin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për shkeljen e të drejtës së votës së shqiptarëve, që sipas tij, ka të bëjë me legjitimitetin dhe sovranitetin.

Gjithashtu ai tha se pritjet e tij ishin që Kurti t’i bënte presion kryeministrit Mickoski për mos-suspendimin e ca neneve që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve.

Sipas Seles, institucionet e Kosovës është e nevojshme që të informohen për situatën dhe gjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu