Covid, grip dhe viruse – mbushen spitalet në Maqedoninë e Veriut

Covid, grip dhe virus, ambulancat vazhdojnë të jenë plot me pacientë që ankohen për temperaturë të lartë, kollë dhe simptoma tjera. Mjekët thonë se gjatë kësaj periudhe të treja janë të ndërthurura dhe përveç kësaj shfaqet edhe kolla e keqe.

Piku i infeksionit pritet javën e ardhshme dhe numri i të infektuarve me grip këtë periudhë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me rreth 20%. Sipas mjekes Valentina Mitrova, mungesa e vaksinimit tek qytetarët ka ndikim të madh në këtë situatë, konkretisht me shfaqjen e kollës së temperatures.

“Gjatë kësaj periudhe të treja janë të ndërthurura, ka ende Covid, i cili tashmë është si një sëmundje kronike e frymëmarrjes, grip dhe virus. Klinikat tona si në të gjithë vendin, janë plot me pacientë me simptoma të kollës, dhimbjeve, temperaturës së lartë që mund të zgjasë disa ditë. Fatkeqësisht, ekziston edhe një sëmundje e zhdukur që tashmë ka filluar të shfaqet në raport me kollën e keqe që shfaqet për shkak të mos vaksinimit”, thotë Mitrova.

Kur është fjala për vaksinën kundër gripit sezonal, Mitrova thotë se ndërgjegjësimi i pacientëve po rritet në fushën e kujdesit për shëndetin e tyre. Megjithatë, apeli qëndron ende që të gjithë mbi 65 vjeç të vaksinohen. Njëkohësisht ajo shton se edhe fëmijët duhet të vaksinohen kundër kollës së keqe.

“Vit pas viti është rritur ndërgjegjësimi, njerëzit kujdesen për shëndetin e tyre, por gjithsesi do të bëj një apel për ata mbi 65 vjeç që kanë sëmundje kronike që të marrin rregullisht vaksinën e gripit sezonal. Nuk është se nuk do të sëmuren, por do të kalojnë me simptoma më të lehta”, shton Mitrova.

Këtë sezon, 3500 qytetarë janë infektuar nga gripi në vend dhe kanë ndodhur gjashtë vdekje. Më të rrezikuarit janë personat me sëmundje kronike dhe për këtë Komisioni për Sëmundjet Infektive në seancën e kaluar ka rekomanduar për vendosjen e detyrueshme të maskave në spitale dhe shtëpi të të moshuarve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu