Miku i Kosovës, gati të bëhet Sekretar i Shtetit Amerikan

Sekretar i Shtetit Amerikan pritet të bëhet republikani Marco Rubio. Sipas mediave amerikane, senatori që vjen nga shteti i Floridas, këtë pozitë do ta marrë së shpejti pasi Donald Trump fitoi së fundmi zgjedhjet.

Me ardhjen e tij në këtë pozitë, Kosova me gjasë do të përmendet akoma më shumë në politikën amerikane. Kjo meqë Rubio, jo rrallëherë ka shprehur qëndrimet e tij publikisht karshi shtetit më të ri evropian.

Fillimisht ai ishte takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi në vitin 2018, ku sipas njoftimit zyrtar nga presidenca, ata patën biseduar për transformimin e FSK-së dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku republikani kishte shprehur përkrahjen e tij në këtë proces.

Ndërkohë në një fjalim të publikuar më 13 shtator 2011, Rubio kishte folur për rolin e Amerikës në botë, duke përmendur edhe ndërhyrjen ushtarake të ShBA-së në Ballkan, ku kishte akuzuar Serbinë se po kryente spastrim etnik në këtë të fundit. /Klankosova.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu