Medai Shaholli: Koroshishti nxjerrin në sipërfaqe thesarin e kulturës ilire!

“Në Koroshisht të Strugës u zbulua një nekropol i periudhës arkaike, shekulli VI p.e.s., kështu e thotë Ministria e Kulturës dhe nga Muzeu arkeologjik i Shkupit, por edhe Muzeu i Ohrit.
Aty gjetën 80 objekte nga dy varre, ku kishte helmetë të bronzit, unaza ari, enë të ndryshme, fletë metalike prej ari, etj”, përcjell INA.

Këto ditë Koroshishti i Strugës ishte në qendër të vëmendjes së opinionit shqiptar, ku nga gërmimet arkeologjike në atë nekropol janë gjetur afro 80 artefakte nga dy varre, si pjesë të trashëgimisë historike të kulturës ilire dhe të shqiptarëve si pasardhësve të tyre.

Ndërsa Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov theksoi se bëhet fjalë për një nekropol të periudhës arkaike, por nuk ia zuri goja ta thotë se bëhet fjalë për kulturën ilirie të këtij rajoni të banuar nga fiset ilire si enkelejt dhe dasaretët.

Kurse arkeologu strugan, Fitni Dalipi thotë se artefaktet i takojnë fisit Ilir të Enkelejdëve, të cilët kanë banuar në krahinat përreth liqenit të Ohrit e që kanë krijuar dinastinë e parë të mbretërisë Ilire në fund të shekullit 5 para Krishtit.

Nga ana tjetër pushteti sllavo-maqedon mundohet t’i jap një kahje tjetër këtij zbulimi arkeologjik, duke e quajtur atë si rast i mirë për turizmin e “drzhavës” dhe vizitorët nëpër monumente historike si nekropoli i Koroshishtit pa e identifikuar atë si pjesë të kulturës ilire.

Edhe pas tri dekash të liberalizimit nga sundimi titist, “demokracia” e re sllavo-maqedone e ka te vështirë ta pranojë të vërtetën historike mbi Ilirinë dhe trashëgiminë historike të nëntokës së saj, ku shqiptarët autokton në këto troje janë pasardhës direkt të fiseve ilire.

Prandaj, është momenti i fundit që arkeologët sllavo-maqedonë të përcaktohen dhe të japin një konkluzion se cilës kulturë i takojnë ato artefakte, pasi flitet për një periudhë prej 2500 vitesh, që përkon me periudhën kohore dhe shtrirjen gjeografike të vendbanimeve ilire dhe kulturën e tyre.
Fakti që fiset ilire enkelej dhe dasaret kanë banuar në këtë rreth të gjerë si Struga, Ohri dhe Pogradeci në këtë periudhë kohore i vë arkeologët dhe historianët para përgjegjësisë, për ta thënë të vërtetën historike për trashëgiminë ilire në këtë rreth, duke mos mbajtur anën e pushtetit i cili nuk do që të konfirmohet autoktonina shqiptare në këto troje. Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu