Talebanët do të marrin pjesë për herë të parë në konferencën e OKB-së për klimën

Zyrtarët talebanë afganë do të marrin pjesë në një konferencë të madhe të Kombeve të Bashkuara për klimën që fillon javën e ardhshme, ka bërë të ditur të dielën ministria e Jashtme afgane.

Kjo do të shënojë herën e parë që ata marrin pjesë që kur ish-kryengritësit morën pushtetin në vitin 2021, raporton Reuters.

Samiti i klimës COP29 në kryeqytetin e Azerbajxhanit Baku do të jetë ndër ngjarjet shumëpalëshe të profilit më të lartë të ndjekur nga zyrtarë të administratës talebane që kur ata morën kontrollin në Kabul, pas 20 vjetësh luftimesh kundër forcave të mbështetura nga NATO.

OKB-ja nuk i ka lejuar talebanët të zënë vendin e Afganistanit në Asamblenë e Përgjithshme dhe qeveria e Afganistanit nuk njihet zyrtarisht nga shtetet anëtare të OKB-së, kryesisht për shkak të kufizimeve të talibanëve në arsimimin e grave dhe lirinë e lëvizjes.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme afgane, Abdul Qahar Balkhi, ka thënë se zyrtarë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Mjedisit kanë mbërritur në Azerbajxhan për të marrë pjesë në konferencën COP.

Zyrtarët talebanë kanë marrë pjesë në takimet e organizuara nga OKB-ja për Afganistanin në Doha dhe ministrat talebanë kanë marrë pjesë në forume në Kinë dhe Azinë Qendrore në dy vjetët e fundit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu