Gazetari zviceran tregon se pse nuk i dha asnjë pikë Granit Xhakës në votimin për ‘Topin e Artë’

Granit Xhaka doli i 16-ti në garën për Topin e Artë 2024, u votua nga dy shtete në tri vendet e para, por nuk mori asnjë pikë nga Zvicra, vendi të cilin e ka përfaqësuar me krenari ndër vite.Daniel Visentini, i cili u lejua të votonte si juri për “Tribune de Geneve”, preferoi të mbështetet te Vini Jr, Rodri, Bellingham, Carvajal, Martinez, Foden, Haaland, Yamal, Mbappe dhe Kane, duke mos e votuar fare Xhakën.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Visentini ka treguar se pse nuk i ka dha asnjë pikë futbollistit me origjinë shqiptare.

Duke ia numëruar sukseset e futbollistit Xhaka, i cili siguroi titullin kampion historik me Bayer Leverkusen dhe Superkupën e Gjermanisë, finalen e Europa League dhe shkëlqeu me fanellën e Zvicrës në Euro 2024, duke qenë dy herë edhe më i miri i ndeshjes, pyetja jonë ishte direkte: Pse nuk i dhe asnjë pikë Granit Xhakës në votimin për ‘Topin

Visentini zgjodhi të përgjigjet në këtë mënyrë: Granit Xhaka ishte shumë afër për të qenë në listën time të top 10, sigurisht. Por ai nuk ishte i vetmi që meritonte pikë, pavarësisht gjithçkaje që bëri sezonin e kaluar.

Duket të jetë një përgjigje më shumë diplomatike dhe ndoshta jashtë pritshmërive të një gazetari që përfaqëson futbollin zviceran në një organizim të tillë, sepse në fund të fundit, nga votimet e shteteve të tjera është dëshmuar se sa rëndësi kanë pasur votat nga shtetet respektive të kandidatëve të tjerë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu