E bënë shqiponjën me duar, Serbia i dëbon për 10 vjet shtetasit zviceranë

Serbia i ka dëbuar për dhjetë vjet dy shtetas të Zvicrës, pasi bënë me duar shqiponjën, që sipas Prokurorisë shihet si simbol për “Shqipërinë e Madhe”. Me këtë vendim, Gjykata ua anuloi vendimin për burgim.

Autoritetet serbe e kanë cilësuar si provokim nacionalist, shqiponjën e cila përdoret nga shqiptarët në mbarë botën.

Dëbimi i B.C, dhe G.V. u bë pas marrëveshjes që ata arritën me prokurorinë serbe.

“B.C. ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare dhe jotolerancës duke asistuar, teksa ka fotografuar G.V., i cili bëri me duar shqiponjën dykrenore”, u tha në njoftimin e autoriteteve serbe.

G.V., ishte dënuar me një vit burgim, ndërkaq B.C. me gjashtë muaj burgim. Por, pas marrëveshjes me prokurorinë, dënimet e tyre janë anuluar. Atyre tash u është ndaluar hyrja në Serbi për 10 vjet.

Edhe në të kaluarën, Serbia ka pasur reagime ndaj simbolit të shqiponjës. Ylli i futbollit zviceran, me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, e pati bërë shqiponjën me duar pas golit ndaj Serbisë. Njëjtë veproi edhe Xherdan Shaqiri në po atë ndeshje të Kupës së Botës më 2018. Futbollistët ishin gjobitur nga autoriteti botëror i futbollit, ndërkaq festimi i golave në këtë mënyrë nga futbollistët me prejardhje nga Kosova, kishte shkaktuar zemërim të madh në Serbi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu