Takimi me Ahmetin dhe Zaevin, Kovaçevski: Qeveria sërish do të formohet nga LSDM dhe partnerët e koalicionit

-Fillimisht duhet ta dini se unë dhe ish kryetari LSDM-së, Zaev, njihemi as më pak e as më shumë se 32 vjet. Kemi mësuar në fakultet bashkë, kështu që shpesh ndodh që të komunikojmë dhe të kemi darkë që zgjat nga 4 deri 4 orë e gjysmë, ku flasim për shumë tema, këtë e tha mes tjerash sot kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i pyetur për takimin e djeshëm që kishte me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, në të cilin ishte prezent edhe ish-kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, shkruan TV21. I pyetur nëse në zgjedhje do të shkojnë bashkë me BDI-në, Kovaçevski tha se ende po bëhen analiza, por që beson se Qeveria e ardhshme do të formohet nga LSDM dhe partnerët aktual të koalicionit.

“Shikoni, ne jemi në koalicion me BDI-në, rreth asaj, kuptohet se bëhen analiza, bëhen analiza se si në korniza të koalicionit politik që ne si LSDM e kemi për momentin me partnerët tanë tradicional të koalicionit, me të cilët me të vërtet kishim sukses në udhëheqjen e Qeverisë në një kohë jashtëzakonisht të vështirë, në 4 vite të krizës, posaçërisht të fundit dhe vlerësoj se shtetit i duhet një koalicion europian që do të sigurojë të ardhme europiane për shtetin pa izolime dhe pa pasiguri dhe pa asnjë ekuilibristikë politike, siç i kemi parë gjatë 11 viteve të qeverisjes së VMRO-së. VMRO-DPMNE fatkeqësisht sërish nuk ka koncept që sheh para , e shihni se deklaratat e tyre janë në supozime, në skenarë që nuk kanë bazë reale në proceset politike, as në shtet, as në rajon e as në Europë dhe mendoj se qytetarët dinë ta vlerësojnë dhe me 24 prill, në zgjedhjet parlamentare dhe me 8 maj në zgjedhjet parlamentare, sërish Qeveria do të formohet nga LSDM dhe partnerët e koalicionit”, pohoi Kovaçevski./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu