Rama: Për ne shqiptarët, Amerika është Amerikë, kushdo që të është në Shtëpi të Bardhë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur në Budapest për zgjedhjen e Donald Trump president të SHBA-së për herë të dytë. Rama ka thënë se për Shqiptarët, SHBA-ja është SHBA dhe se s’bën dallim se kush drejton Shtëpinë e Bardhë.

Rama ka thënë se shqiptarët janë komuniteti më pro-amerikan në Evropë.

“Për Shqipërinë s’do të thotë asgjë në sensin që s’ndryshon asgjë. Kushdo që është në Shtëpi të Bardhë s’bën dallim meqë SHBA është SHBA. Ne s’jemi të ndikuar nga emocionet, për shkak se për ne është e njëjtë”, ka thënë Rama.

Kryeministri shqiptar ka deklaruar se kur Trump kishte ardhur për herë president i SHBA, të gjithë ishin frikësuar, megjithatë thotë se gjatë asaj periudhe, NATO ishte bërë edhe më e fortë. Rama ka deklaurar se ardhja e Trump s’duhet të shihet si diçka negative, përkundrazi duhet të shihet si një mundësi mbase për t’i bërë gjërat edhe më mirë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

Afrim Gashi për vdekjen Papa Françesku: Përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin-Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin. Si një udhëheqës shpirtëror i kohës sonë, ai mishëroi parimet...

Ali Ahmeti në konakun e ish komandantit të UÇK-së Sahit Jashari

Familja heroike e Sala e Hamit Jasharit, i bën konak liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, ku e pritën udhëhqësit e...

Mexhiti:Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë!

Zv/kryeministri i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se, vetëm të bashkuar shqiptarët mund të përfaqësohet denjësisht në institucionet shtetërore....

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu