Për shkak të një problemi teknik në anën e Kosovës është ndërprerë qarkullimi në vendkalimin kufitar “Bllacë”

Komunikacioni në magjistralen Shkup – pikën kufitare “Bllacë” që nga mëngjesi i sotëm është jashtë funksionit dhe momentalisht po devijohet për të shmangur bllokimet, transmeton Portalb.mk.

Shkak i bllokimit, siç informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë së Veriut, është bërë një problem teknik në terminalin në anën kosovare të kufirit.

“Për shkak të problemeve teknike në terminalin nga ana kosovare, komunikacioni në rrugën kryesore Shkup – pika kufitare Bllacë (PK Dizel) është devijuar vetëm për automjetet e mallrave”, thuhet në informacion.

E nga video-kamerat e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRrSh), të cilat tregojnë gjendjen e pikave kufitare në kohë reale, vërehet se aktualisht nuk ka lëvizje të automjeteve në PK “Bllacë”.

Për momentin nuk ka njoftim se kur do të ndërpritet qarkullimi në pikën kufitare dhe kur do të normalizohet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu