Ushtria izraelite: Bllokuam 4 dronë të lëshuar nga Libani

Ushtria izraelite njoftoi se ka bllokuar 4 mjete ajrore pa pilot (UAV) të nisura nga Libani në drejtim të veriut të vendit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite në llogarinë zyrtare të X thuhet se Forcat Ajrore izraelite parandaluan dy sulme që synonin Lartësitë e Golanit. Thuhet se një objektiv i dyshimtë ajror i lëshuar nga Libani u kap në rajonin e Galilesë së Epërme në veri të Izraelit dhe një tjetër objektiv ajror u shkatërrua para se të hynte në hapësirën ajrore izraelite.

Ndërkohë në deklaratën me shkrim të Hezbollahut thuhet se është shënjestruar me raketa një njësi e vëzhgimit ajror në veri të Izraelit dhe 4 vendbanime të ndërtuara në tokat e sekuestruara të palestinezëve.

Ushtria izraelite, e cila ka vazhduar përleshjet e kontrolluara me Hezbollahun që nga 8 tetori 2023, nisi sulme ajrore intensive në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Bekaa dhe Baalbek më 23 shtator. Ushtria izraelite më 30 shtator njoftoi se filloi sulmet tokësore “të kufizuara dhe intensive” kundër infrastrukturës së Hezbollahut në jug të Libanit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu