Skandali në Universitetin e Elbasanit, publikohen FOTOT e pedagogëve të arrestuar për korrupsion!

Prokuroria e Elbasanit ditën e djeshme ka dhënë detajet nga hetimi i skandalit të korrupsionit në Universitetin e Elbasanit, te Fakulteti i Ciklit të Ulët, ku u arrestuan 6 pedagogë dhe sekseri i dyshuar, që ishte bashkëshorti i një prej pedagogeve, teksa një tjetër është në kërkim.

Pasi ka marrë kallëzimin, Prokuroria ka zbarkuar në Universitet, ku janë administruar dhe këqyrur pamjet filmike të vëna në dispozicion prej qytetarit, por edhe janë pyetur personat që kishin dijeni.

“Menjëherë në vijim të veprimeve hetimore të kryera janë bërë kontrollet e banesave dhe sekuestrimet e provave materiale si dhe shoqërimi i personave në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Është shkuar në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” si dhe në Fakultetit e Ciklit të Ulët në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, ku është ushtruar kontrolli dhe është bërë sekuestrimi i dokumentacionit në lidhje me rastin korruptiv”, bëri me dije organi i akuzës.

Policia bën të ditur se gjatë operacionit “Teza” u arrestuan në flagrancë Monika Hodaj, pedagoge e lëndës ‘Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme’, Beatriçe Gani e lëndës ‘Të mësuarit nëpërmjet lojës’, Florinda Tarusha, e Filozofisë së edukimit, Adrian Shingjergji, pedagog i lëndës Edukimi motorrik, Ornela Bilali, pedagoge e ‘Artit dhe krijimtarise’ dhe Zyhra Gripshi, pedagoge e lëndës ‘Puna me familjen dhe komunitetin’.

Gjithashtu më tej u administrua procesverbali në Sekretari për dokumentacionin për secilën nga lëndët mësimore që studentja ka dhënë si provime të mbartura në zezonin e vjeshtës (muaji Shtator 2024).Gjykata ka dhënë më 1 nëntor masën “arrest me burg” për të 8 të dyshuarit dhe hetimi është ende aktiv.

Pedagogia që ende nuk është arrestuar është Edlira Gugu, e lëndës “Letërsi për fëmijë”.

Emrat e pedagogëve të pezulluar dhe të arrestuar

1. Ornela Bilali, 50 vjeçe, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.

2. Zyhra Gripshi, 37 vjeçe Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.

3. Adrian Shingjergji, 61 vjeç, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.

4. Beatriçe Gani, 58 vjeçe Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.

5. Florinda Tarusha, 56 vjeçe, Lënda: Filozofi e edukimit.

6. Monika Hodaj, 49 vjeçe, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.

7. Gazmend Hodaj, 59 vjeç, sekser

Në kërkim

1. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu