Sela: Nëse nuk respektohet legjitimiteti mbetemi në mëshirën e Mickoskit!

ASH-ja NIS TAKIMET ME QYTETARËT

ASH-ja e Ziadin Selës mbrëmë ka zbarkuar në Shkup. Me moton “Kuvendojmë me Shkupjanët” ASH-ja nis serinë e takimeve me qytetarët, sic u tha, për të demaskuar këtë qeveri dhe për të alarmuar shqiptarët për legjitimimin e politikave të VMRO-DPMNE-së. Kreu I ASH-së, Ziadin Sela, para të pranishmëve u shpreh edhe për rrezikun nëse nuk respektohet legjitimiteti I shqiptarëve.

“Ç`bëjnë këta Kryetarët e VLEN-it? Legjitimojnë veprimet të cilët VMRO-DPMNE-ja dhe të gjithë dashakëqinjtë e shqiptarëve këtu në RMV i bëjnë, duke na hequr të drejtat tona, të cilat janë arritur me shumë mund dhe sakrificë. Edhe atëherë edhe tani, për kundërshpërblim kanë vetëm pushtetin.

Ç`ndodh nëse vazhdimisht nuk respektohet legjitimiteti I shqiptarëve? Ku do të përfundojmë ne si popull? Ju e dini përgjigjen! Ja po ua them edhe unë. Në mëshirën, për të mirë e për të keq, të Mickoskit e të Petkos, Trajkos e dikujt tjetër. A jeni të sigurtë në këtë mëshirë Ju? As unë, as Ju, as fëmijtë tanë. As ata që kanë lind e do të lindin, nuk mund të jenë të sigurtë në këtë lloj mëshire të këtyre njerëzve të cilët historian a tregon se vetëm kanë ndryshuar krahë” – tha Sela. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu