Pallatet mbretërore në Mal të Zi, që i përkisnin Bardhylit dhe Teutës!

Arkeologët polakë kanë bërë zbulim mjaft të rëndësishëm në Mal të Zi. Sipas Daily Mail ata kanë zbuluar 2 pallate mbretërore që thuhet se i përkasin mbretit Bardhyl dhe mbretëreshës Teuta të Ilirëve.

Edhe pse një nga ndërtesat është e dëmtuar, Daily Mail thotë se ky zbulim është evidencë e ekzistencës së ilirëve, për të cilët pak dihet.

“Ilirët ishin një fis i lashtë indoevropian që jetonin në pjesën perëndimore të Ballkanit dhe brigjet e gadishullit italian rreth 260 p.e.s. Shumë pak dihet për sundimtarët e tyre, por studiuesit thonë se tani kanë mundur të gjejnë dëshmi të pallateve të para të mbretërve ilirë në Mal të Zi Arkeologët gjetën dy pallate në Mal të Zi, të cilat i përshkruajnë si një zbulim i madh dhe i rendesishem”,- shkruan Daily Mail.
Arkeologët nga Varshava kanë nisur studimin e zonës që në vitin 200, ndërsa profesori që udhëhoqi studimin, Piotr Dyczek: “Të gjitha të dhënat që kemi tregojnë se ne kemi zbuluar një kompleks të pallatit të sundimtarëve të Ilirisë, që i përkasin mbretit Bardhyl dhe Teuta. Bardhyli ishte themeluesi i mbretësisë ilire, ndërsa pas vdekjes së tij besohet se mbretëresha Teuta udhëhoqi perandorinë ilire”.
Vendndodhja e ndërtesave, si dhe teknikat e përdorura për ndërtimin e tyre janë unike, në krahasim me shembuj të tjerë të arkitekturës ilire. Profesor Dyczek shtoi se: “Është një rast i rrallë në arkeologji”.

Profesori sqaroi se pallati mendohet të jetë djegur nga një sulm i dhunshëm dhe një pallat i dytë është ndërtuar në majë të tij. “Pallati dytë kishte kate gëlqeror, blloqe dekorative, dhe hyrje të gjerë me dyer druri”,- shton ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu