Kurti: Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit dyditor në Zvicër, ishte i ftuar për një adresim dhe diskutim nga Shoqëria zvicerane për Politikë të Jashtme, të shoqëruar me një bashkëbisedim me redaktorin për politikë të jashtme të NZZ, Andreas Ernst.

Kurti tha se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në luftimin e korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe përmirësimin e respektimit të lirive civile dhe të drejtave politike, shkruan Reporteri.net.

“Këto arritje janë njohur dhe pranuar nga institucione me reputacion, duke përfshirë Transparency International, World Justice Project, Freedom House, V-Dem Institute, etj”, tha Kurti.

Ai tutje tha se ekonomia e Kosovës është gati 50% më e madhe se pesë vjet më parë.

“Rritja e PBB-së së Kosovës ka qenë mesatarisht 6.2% gjatë tre viteve të fundit, më e larta në rajon. Nëse krahasojmë me vitin 2019, që ishte viti para pandemisë, ekonomia jonë është gati 50% më e madhe se pesë vjet më parë. Ky është pjesërisht rezultat i shumës më të madhe të investimeve kapitale ndonjëherë në historinë e Kosovës vitin e kaluar. Por në të njëjtën linjë edhe IHD-të janë rritur me 134% gjatë mandatit tonë të deritanishëm; dhe një raport i këtij gushti nga FDI Intelligence, i sponsorizuar nga Financial Times, e renditi Kosovën të dytin në Evropën në zhvillim — dhe të pestën në botë — për tërheqjen e nivelit më të lartë të IHD-ve në raport me PBB-në”.

“Nga tremujori i parë i 2021, kur u kthyem në detyrë, deri në tremujorin e parë të 2023, shkalla e papunësisë ra nga 25.8% në 10.7%. Kjo ka përfshirë dyfishimin e punësimit të të rinjve dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë për punësimin e 12 mijë grave”, tha Kurti.

Kryeministri tha se fitorja dhe suksesi në qeverisje varet shumë nga tri kategori sociale: të rinjtë, gratë dhe diaspora.

“Ne fituam falë tyre dhe dolëm mirë falë tyre”, tha Kurti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu