Ky është shkrimi që avokati serb, Stojkoviq la në Librin e Kujtimeve në Prekaz!

Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, ka bërë homazhe te varri i Blerina Jasharit në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas homazheve, Stojkoviq ka vizituar edhe muzeun, ku u interesua nga afër për historinë e familjes së Heroit Adem Jashari, raporton Zeri.info.

Avokati serb Çedomir Stojkoviq gjatë homazheve sot në Kompleksin Memorial në Prekaz ka lanë edhe një shkrim në këtë kompleks.

Shkrimi i është dedikuar vajzës shtatëvjeçare Blerina Jashari, e cila u vra në vitin 1998 nga forcat serbe.

“E dashur Blerina, ju jetoni dhe do të jetoni gjithmonë”, ka shkruar Stojkoviq në gjuhën angleze.

Stojkoviq një mesazh për Blerinën e ka lënë edhe te varri i saj gjatë homazheve që ka bërë.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën ‘Më fal’”, ishte mesazhi i letrës së Stojkoviqit, raporton Zeri.info.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu