Meshkujt që bëjnë më shpesh seks, janë më të prirë të besojnë në Zot

ipas disa hulumtimeve të reja, seksi e liron hormonin e dashurisë – oksitoksinën – dhe jo vetëm që promovon lidhjen sociale, altruizmin, por edhe ndjenjat ndaj perëndisë – veçanërisht tek meshkujt

Shkencëtarët e Universitetit Duke, Karolinë Veriore, thonë se seksi mund ta inspirojë një besim në Zot dhe religjion.

Studimi i publikuar këtë javë ka vëzhguar oksitoksinën – hormon i cili stimulohet gjatë seksit, lindjes së fëmijës dhe gjatë dhënies së gjirit.

Por në këtë studim, meshkujt kishin raportuar për sens më të madh të spiritualitetit menjëherë pas marrjes së oksitoksinës dhe ndjenjat e tyre kishin vazhduar edhe një javë më vonë.

Pra, meshkujt të cilët marrin një dozë të caktuar të ‘hormonit të dashurisë’ janë më të prirë të thonë se spiritualiteti është pjesë e rëndësishme e jetëve të tyre. Dhe, jo të gjithë meshkujt e këtij studimi kishin thënë paraprakisht se i përkasin ndonjë besimi të caktuar. Ata gjithashtu kanë shprehur edhe një ndjenjë të unitetit me njerëzit dhe qeniet tjera të gjalla.

Siç duket oksitoksina nxitë emocione pozitive si mirënjohja, inspirimi, dashuria etj. Por, ajo nuk ndikon tek secili në mënyrë të barabartë – ata me një gjen të caktuar, të quajtur CD38 – i cili e rregullon lirimin e saj në tru, ka reaksion më të zmadhuar.

Sipas një studimi, i cili është publikuar në Social Cognitive and Affective Neuroscience, gratë prodhojnë më shumë oksitoksin se meshkujt. Ky hormon duket se ka ndikim të madh në mënyrën se si e shohim botën dhe në atë që besojmë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu