Me datë 31.10.2024, në ora 20:25, në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria S.M. (45) nga Tetova, i cili rreth orës 19:30 është denoncuar nga A.M (46) nga Gostivari, me të cilin jetonin në bashkësi jashtëmartesore, se në një objekt hoteliere në Tetovë ku ajo punonte, e ka sulmuar fizikisht, njofton MPB-ja e Tetovës.
Personi është ndaluar në stacionin policor për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.