Hamas refuzon armëpushimin: Duam një zgjidhje afatgjatë dhe jo paqe të përkohshme

Rrëzohet një tjetër përpjekje për paqe në Gaza. Grupi militant Hamas, ka refuzuar propozimin e bërë së fundmi nga Katari dhe Shtetet e bashkuara, për një armëpushim të përkohshëm.

“Ne e kemi shprehur qëndrimin tonë për një armëpushim të shkurtër. Hamasi mbështet një fund të përhershëm të luftës dhe jo atë të përkohshëm”, tha Hamasi.

Propozimi përfshinte shkëmbimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës për Gazën.

Pavarësisht qëndrimit të Hamasit zyrtarët amerikanë besojnë se nëse kjo do të arrihej, mund të çonte në një marrëveshje të përhershme.

Ndërkohë situata mbetet katastrofike në frontet e luftës. Gjashtë punonjës shëndetësor u vranë dhe 4 u plagosën nga sulmet izraelite në Liban .

Sakaq Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët thotë se lufta mes Izraelit dhe Hezbollahut ka vrarë të paktën një fëmijë në ditë në Liban gjatë muajit të kaluar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu