“Nuk ndjehem i sigurt” – Kajtazi kërkon që Prokuroria Speciale të merret me rastin e tij

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar edhe njëherë tjetër pasi një pajisjes përgjuese u gjet në automjetin e tij të enjten paradite.

Kajtazi ka kërkuar që rasti t’i kalojë Prokurorisë Speciale të Kosovës, teksa ka shtuar se në Kosovë nuk ka më siguri juridike.

“Siç jeni te njoftuar, sot rreth orës 10:00 paradite kam dërguar veturën për kontroll në servis. Gjatë kontrollit është zbuluar një pajisje e dyshimtë ngjitur në shasi, në anën e majtë prapa. Menjëherë kam kontaktuar Policinë e Kosovës. Pas ardhjes së një patrulle të stacionit të Graçanicës, është kontaktuar njësia kundër bombave e Policisë dhe Krimet e Rënda. Njesitët e specializuara kanë tërhequr këtë pajisje dhe kanë konstatuar së është GPS, me numër serik. Është bërë kontrolli i veturës për ndonjë mjet tjetër të dyshimtë, por nuk është zbuluar ndonjë gjë. Nga aty kam vazhduar për në Policinë e Kosovës në Departamentin e Krimeve të Rënda për të dhënë deklaratë. Si gazetar që kam shprehur shqetësime të vazhdueshme për perndjekje nga pushteti, kërkoj që të vertetohet se kujt i përket pajisja, kush e ka vendosur dhe a ka bazë ligjore. Unë tashme nuk ndjehem i sigurt, ndonëse nuk ua kam frikën. Po konfirmohet se nuk ka siguri juridike më. Mbase as fizike.

Pajisja është prodhim britanik me SIM kartë dhe internet. Është lehtë e verifikueshme se kujt i përket. Kërkoj që këtë rast ta marr Prokuroria Speciale. Po ashtu, kërkoj që gjatë procesit të ekzaminimit të saj të jenë të pranishëm edhe avokatët e mi”, thuhet në postimin e Kajtazit në Facebook.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu