Mot kryesisht me diell dhe temperatura deri 23 gradë Celsius

Gjatë ditës pritet mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë e fuqishme e përkohshme nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 0 deri 9, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 17 deri 23 gradë Celsius.

Në Shkup gjatë ditës mot me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 23 gradë.

DPHM njoftoi se në ditët në vijim vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë me erë të lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht erë e fuqishme veriore më e shprehur në natën drejt së dielës.

Nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit ose vranësira të ulëta. Temperaturat e ditës në periudhën deri të shtunën do të jenë më të ulëta për disa gradë, ndërsa nga e diela do të jenë më të ulëta për 4 deri 5 gradë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

Xheneta po bën sërish bujë në rrjet pas disa deklaratave dhe postimeve me tone të qarta ironike, që shumë i kanë lidhur me Eglin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu