Ligjet ekstreme në Afganistan, grave u ndalohet të dëgjojnë zërat e njëra-tjetrës

Talibanët i kanë ndaluar gratë në Afganistan të dëgjojnë zërat e njëra-tjetrës, në atë që ekspertët thonë se është hapi i tyre i fundit drejt eliminimit të “grave tërësisht nga jeta publike dhe shoqëria”.

Ministri i vendit për promovimin e virtytit dhe parandalimin e moralit, Khalid Hanafi, ka shpallur pak ditë më parë dekretin e ri për sjelljen e grave.

“Edhe kur një grua e rritur është duke u falur dhe një grua tjetër kalon pranë, ajo nuk duhet të lutet me zë të lartë sa të dëgjohet”, tha ai në mesazhin e tij.

Zëri i një gruaje konsiderohet “evrah”, që do të thotë diçka që duhet të mbulohet dhe nuk duhet të dëgjohet në publik – tha zoti Hanafi. “Kur gratë nuk lejohen të ezanin për namaz, ato sigurisht që nuk mund të këndojnë apo të dëgjojnë muzikë. Si mund të lejohen të këndojnë, nëse nuk u lejohet as të dëgjojnë (zërin e njëri-tjetrit) në lutje, e lëre më asgjë tjetër”.

Detajet e sakta të vendimit të ri të talebanëve janë të paqarta, megjithëse ministri tha se ai “do të zbatohet gradualisht dhe Zoti do të na ndihmojë në çdo hap që bëjmë ” .

Por aktivistët e të drejtave të njeriut si në Afganistan ashtu edhe jashtë saj kanë paralajmëruar se kjo masë e fundit e talebanëve mund të nënkuptojë se grave u ndalohet në mënyrë efektive të flasin me njëra-tjetrën

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu