Ndryshimet Kushtetuese! Mickoski: Presim formimin e Qeverisë në Bullgari

Sipas kryeministrit, një propozim për ndryshime kushtetuese në Parlament para formimit të qeverisë në Bullgari është “naiv” dhe “do të rrezikonte integrimin evropian të vendit”.

Dorëzimi i projekt-amendamenteve kushtetuese në Parlament para formimit të qeverisë në Bullgari, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, “do të ishte naive” dhe “një veprim i tillë i njëanshëm do të nënkuptonte kërcënim të plotë për integrimin evropian të shtetit, i cili sipas tij qshtë aq i rrezikuar për shkak të aventurave të qeverisë së mëparshme”. Ai këmbëngul se nuk e ka mndërmend të propozoj ndryshime kushtetuese pa një marrëvëshje të re e cila do të garantoj pozitat e Maqedonisë Veriut.

“Ne nuk jemi as Bujar Osmani, as Mariçiq, as Kovaçevski që të jemi aq naiv që t’i besojmë interesave të palëve të treta. Interesi ynë janë qytetarët e Maqedonisë, shteti dhe proceset integruese evropiane dhe këtu jemi në vijën e parë dhe do të mbrojmë dhe luftojmë për ta. Na besoni, ne nuk do të turpërojmë kurrë një qytetar, pavarësisht nga përkatësia etnike, politike, partiake apo jopartiake”, tha Mickoski.

Kështu sic janë punët për momentin nuk mund të vazhdohet sepse në jemi humbës dhe nuk fitojmë asgjë shprehte Mickovski.

“Ne nuk mund të gjejmë një zgjidhje “win-win”. Dy nuk mund të fitojnë. Kjo është e pamundur. Të gjithë do të kenë diçka për të humbur këtu. Por në këtë mënyrë, siç ishte konceptuar më parë propozimi francez, ne humbasim gjithçka dhe nuk fitojmë asgjë. Ne nuk kemi ndërmend të hyjmë në proces dhe pas gjashtë muajsh, një viti, tre vjetësh, përsëri ndonjë pyetje nga mesjeta do të jetë pengesë që ne të mund të hyjmë në shekullin e 22-të.Nuk do ta lejoj këtë sa të jem kryeministër”, tha Mickoski.

Mickovski thotë se ka një plan të qartë dhe një strategji që duhet bërë, por përë këtë sic thotë “duhet të bashkohemi të gjithë, sepse do të kërkojnë inde të buta për të na prerë dhe përcarë. I pyetur rreth raportit të KE për Maqedonin tha se pret të jetë I njtë si ai I vitit të kaluar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu