Qeveria e Kosovës miraton buxhetin për vitin 2025, Kurti: Rritje me gati 9 për qind nga viti i kaluar

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2025, që kap vlerën prej 3.6 miliardë eurosh. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kjo shifër përbën një rritje prej afër 9 për qind krahasuar me buxhetin e vitit paraprak.

Ai tha se gjatë katër vjetëve të qeverisjes së partisë së tij, Kosova buxheti është rritur “vit pas viti si asnjëherë më parë”.

Kurti tha se rritje të buxhetit ka për shumë sektorë, përfshirë atë të pagave, që përfshin rritjen e paralajmëruar të pagave për sektorin publik.

Një ditë më parë, ekzekutivi njoftoi se punëtorët e sektorit publik në janarin e vitit të ardhshëm do të pranojnë paga me 55 euro rritje dhe 55 euro të tjera në korrik të vitit 2025.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 30 tetor, Kurti tha se përveç pagave, buxheti është rritur edhe për shtesat për fëmijë, 100 milionë euro janë shtuar për të mbuluar rritjen prej 20 për qind të pensioneve, dhe sektorit të shëndetësisë i është shtuar buxheti për blerjen e barnave esenciale.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti është gjithëpërfshirës që reflekton trendin e rritjes ekonomike.

Murati tha se sektorët kryesorë që kanë përfituar rritje të buxhetit janë sektorët e mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë, infrastrukturës rrugore, e të tjera.

Ministri i Financave tha se sivjet Kosova ka pasur rritje të përshpejtuar ekonomike dhe në terma realë, kjo rritje në fund të vitit do të jetë në 4.5 për qind.

Sipas mekanizmave ndërkombëtarë financiarë, rritje ekonomike e Kosovës këtë vit do të arrijë në afër 4 për qind.

Ndërkaq, sa i përket projeksioneve të Qeverisë për rritjen ekonomike për vitin e ardhshëm, Murati tha se në Kosovë rritja ekonomike me terma realë vitin e ardhshëm do të jetë 5.6 për qind.

Sipas ligjeve, Qeveria kishte afat deri në fund të tetorit që të votojë buxhetin për vitin e ardhshëm. Tani, buxheti duhet të shkojë në Kuvend dhe të shqyrtohet e miratohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë afat për miratimin e buxhetit deri në fund të vitit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu