Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Çeki

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar të mërkurën se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Çeki. Kjo ndeshje luhet më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe i takon Grupi 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve.

“Interesi për të ndjekur ndeshjen Shqipëri – Çeki ka qenë i lartë dhe Federata e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët e Kombëtares që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë qytetari dhe respekt përmes një sjelljeje korrekte ndaj ekipit kundërshtar”, shkruan FSHF-ja të mërkurën.

Shqipëria luan në Tiranë edhe ndeshjen e fundit të edicionit të katërt të Ligës së Kombeve kundër Ukrainës. Ndeshja luhet më 19 nëntor.

Shqipëria është në vendin e tretë me gjashtë pikë sa ka edhe Gjeorgjia. Çekia është e para me shtatë pikë. Ukraina e fundit me katër pikë.

Vendi i parë siguron paraqitjen në Ligën A të Ligës së Kombeve në edicionin e ardhshëm, kurse vendi i dytë do të paraqitet në plejof.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu