Rritje e ngadaltë, por e vazhdueshme e kredive problematike në Maqedoni

Me ritme të ngadaltë vazhdon trendi i rritjes së kredive problemtatike tek individët. Në tremujorin e dytë të këtij viti rritja ishte 10.7%, ndërsa në korrik niveli i kredive me probleme u rrit për 559 milionë denarë (9 milionë euro) në krahasim me tremujorin e parë.

Në raportin për rreziqet në sektorin bankar për tremujorin e dytë të Bankës Popullore, thuhet se kjo rritje është më e ulët në krahasim me tremujorin paraprak. Pastaj kreditë jofunksionale arritën në 1.022 milionë denarë (16,6 milionë euro) me një rritje prej 24.2%.

Rritja e kredive jofunksionale te ekonomitë e amvisërisë është kryesisht për shkak të kredive konsumatore, të cilat vazhdojnë të rriten me normë dyshifrore prej 13.4%, që është një rritje prej 520 milionë denarë (8.4 milionë euro).

Në tremujorin e kaluar, rritja e kredive problematike konsumatore ishte dukshëm më e lartë dhe arriti në 25.3% ose 784 milionë denarë (12.7 milionë euro).

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

Xheneta po bën sërish bujë në rrjet pas disa deklaratave dhe postimeve me tone të qarta ironike, që shumë i kanë lidhur me Eglin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu