BE: Projektligji i Qeverisë së Serbisë për përndjekjen në Kosovë është në kundërshtim me dialogun

Bashkimi Evropian për RTV21 ka thënë se projektligji i propozuar nga Qeveria e Serbisë [për shpalljen e Kosovës si zonë të mbrojtur të veçantë dhe për organizimin dhe juridiksionin e organeve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale në Kosovë], siç është publikuar, paraqet një shkelje të qartë të detyrimeve të Serbisë në kuadër të Dialogut dhe është në kundërshtim me angazhimin e saj të fundit për t’iu rikthyer Dialogut. ‘

‘Që nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, Kosova dhe Serbia kanë detyrime të qarta lidhur me juridiksionin e tyre përkatës. Projektligji i propozuar nga Qeveria e Serbisë [për shpalljen e Kosovës si zonë të mbrojtur të veçantë dhe për organizimin dhe juridiksionin e organeve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale në Kosovë], siç është publikuar, paraqet një shkelje të qartë të detyrimeve të Serbisë në kuadër të Dialogut dhe është në kundërshtim me angazhimin e saj të fundit për t’iu rikthyer Dialogut”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Tutje theksohet se ”BE-ja i kujton Serbisë se ajo është e detyruar nga të gjitha Marrëveshjet e Dialogut si pjesë integrale e integrimit të saj në BE dhe i bën thirrje Serbisë që ta rishqyrtojë projektligjin në përputhje me këtë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

Xheneta po bën sërish bujë në rrjet pas disa deklaratave dhe postimeve me tone të qarta ironike, që shumë i kanë lidhur me Eglin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu