Parlamenti e miratoi Strategjinë kombëtare 2024-2044

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sot miratoi Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, e cila është udhërrëfyes dhe vizion për hapat në periudhën 2024-2044.

Siç thonë nga Qeveria, strategjia është një dokument i përbashkët, një pikë lidhëse për të gjithë faktorët vendimtarë që duan të inkorporohen në krijimin e së ardhmes së rëndësishme për të gjithë qytetarët e vendit.

Kjo strategji është ndërtuar përmes një marrëdhënieje partneriteti dhe mbështetjes së UNDP-së në koordinim me të gjitha agjencitë e Kombeve të Bashkuara, Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe Ministrinë e Financave të Republikës Sllovake që mbështesin këtë proces.

“Objektivat e kësaj strategjie zhvillimore janë: Zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i standardit. Krijimi i një sistemi meritash ku pikë për kriteret e vetme për avancim janë aftësitë, njohuritë e fituara dhe cilësia e vizionit të ofruar. Angazhim i fuqishëm i të gjithëve për rritje dhe zhvillim ekonomik që do të sigurojë një standard më të mirë jetese për të gjithë qytetarët. Reforma që do të përmirësojnë klimën e biznesit dhe do të mundësojnë investime dhe vende të reja pune. Një shtet pa korrupsion, një shtet me sistem funksional, një shtet me sistem meritash të ndërtuar me mekanizma dhe synime që duhet t’i krijojmë dhe t’i vendosim dhe janë pjesë e kësaj strategjie. Arsim cilësor që do të jetë çelësi i përparimit”, thuhet në dokument.

“Synimi i kësaj qeverie dhe çdo pasardhëse është dhe duhet të jetë anëtarësimi në Bashkimin Evropian, jo vetëm sepse vendi i përket natyrshëm atje, por edhe sepse ne kemi nevojë për ato kritere për një standard më të mirë dhe një jetë më të mirë. Ne si Qeveri i kushtojmë rëndësi dijes njerëzore dhe u japim një shans të rinjve dhe kështu do të vazhdojmë”, thonë nga Qeveria.

Gjithashtu shtojnë strategjia kombëtare e zhvillimit është një bazë e shkëlqyer dhe solide për zhvillimin e shtetit dhe paraqet një dokument strategjik për hapat e ardhshëm të kësaj dhe çdo qeverie të ardhshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu