Opozita në Shqipëri të martën ka vazhduar atë që e ka quajtur “mosbindje civile”. Kësaj radhe ka vendosur të bllokojë gjatë kryqëzimet kryesore në të gjithë vendin.
Siç raporton “Top Channel”, deputetët dhe mbështetësit e opozitës kanë bllokuar mbikalimin e Kamzës, rrethrrotullimin e Shkozetit, Bradasheshit, Rrogozhinës, Levanit dhe Milotit. A
Sipas paralajmërimit, këto rrugë do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri më 20:00. Policia ka bërë thirrje që rrugët të lirohen pasi protestuesit mund të përballen me ligjin.
Deputetët kanë paralajmëruar se ditëve në vijim veprimet do të jenë edhe më ekstreme “që do të zgjasin me ditë”.
Është protesta e dytë me thirrjen “për mosbindje civile” pas asaj të 7 tetorit në Tiranë.
Opozita po proteston pas masës së arrestit shtëpiak për liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe masën e arrestit me burg për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Të dy janë figurat kryesore të opozitës.
Opozita po kërkon edhe qeveri teknike.