Eurodeputeti shqiptar Fredi Beleri gjuhet me vezë dhe shishe kosi

Eurodeputeti Fredi Beleri është goditur me vezë nga një qytetar i cili e ka gjuajtur edhe me shishe kosi.

Beleri është pjesë e delegacionit që po viziton Shqipërinë, ndërsa incidenti ka ndodhur pasi ai dhe eurodeputetët e tjerë kanë dalë nga objekti i kryesisë së Kuvendit, ku janë takuar me grupet paralementare të mazhorancës dhe opozitës.

“Ky është liruar me procedura se duhet të ishte në burg”, tha para gazetarëve qytetari që goditi Belerin, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Harroni 200 mijë shqiptarë që i kanë dëbuar nga Greqia sepse kanë shkelur kufirin për bukën e gojës. Kurse ky ka vrarë gjithë ata vetë dhe vjen këtu na imponohet me mbështetjen e europianëve”, shtoi ai.

Pasi nuk u mandatua si kryetar i Bashkisë Himarë, për shkak se u arrestua për korrupsion zgjedhor, Beleri u kandidua nga Greqia për në Parlamentin Europian, duke u bërë eurodeputet i shtetit fqinj.

Gjatë ditës pati një mister nëse ai u takua apo jo me kryeministrin Edi Rama, por kreu i delegacionit të eurodeputetëve që vizituan Shqipërinë të martën, Marco Tarquinio, konfirmoi për A2 CNN se Fredi Beleri nuk ka qenë pjesë e grupit që është takuar me Ramën.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

Afrim Gashi për vdekjen Papa Françesku: Përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin-Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin. Si një udhëheqës shpirtëror i kohës sonë, ai mishëroi parimet...

Ali Ahmeti në konakun e ish komandantit të UÇK-së Sahit Jashari

Familja heroike e Sala e Hamit Jasharit, i bën konak liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, ku e pritën udhëhqësit e...

Mexhiti:Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë!

Zv/kryeministri i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se, vetëm të bashkuar shqiptarët mund të përfaqësohet denjësisht në institucionet shtetërore....

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu