Takimet e ASh-së me qytetarët, Lloga: E nisim nga Shkupi, por do të jemi në çdo qytet të shqiptarëve

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët – krahu i Selës, Krenar Lloga tha se takimet me qytetarët do t’i fillojnë nga Shkupi si një kryeqendër dhe kryeqytet që siç tha, për të vazhduar në secilin qytet të shqiptarëve. Lloga tha se, do t’i shpalosin pikëpamjet e tyre por presin edhe përgjigje nga qytetarët për t’i bashkërenduar aktivitetet deri kur të bëhet zgjidhje që shqiptarët fitues të jenë pjesë e Qeverisë,

“Në kuadër të aktivitetit që bën ASh-ja për sensibilizimin e faktorit të brendshëm dhe faktorit të jashtëm në lidhje me shkeljen e legjitimitetit nga ana e përfaqësuesve maqedonas, se ato e keqpërdorin të drejtën e numrave që kanë në kuvend për të zgjedhur edhe partnerin e koalicionit te shqiptarët. E nisim nga Shkupi normalisht edhe si kryeqendër edhe si kryeqytet dhe do të jemi në çdo qytet të shqiptarëve në Maqedoni. Do të japim pikëpamjet tona për situatën dhe so do të dalim nga kjo situatë por normalisht do të marrim edhe feedback prej qytetarëve antarësisë sonë të cilët mund të japin ide se si mund t’i bashkrëndojmë këto aktivitete deri në sanksionimin ligjor dhe kushtetues që qeverisja në Maqedoni njëherë e përgjithmonë të rregullohet sipas modelit ku shqiptarët fitues duhet të jenë në qeverisje ashtu siç janë maqedonasit fitues”, tha Lloga

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“I përdori shqiptarët për eksperiment” Valon Bela godet rëndë Adnan Azizin

Sipas Adnan Azizit, spo ndërtojnë kultin e individit po kauzën. Ani mirë boll. Pyetja bëhet cilën kauzë? Atë të shitjes të 7 mijë metrave...

Adnan Azizi : Koalicioni Mozheme ishte eksperiment te shqiptarët

Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa Adnan Azizi, në një intervist për TV Alsat, ka deklaruar se koalicioni Mozheme ishte një eksperiment për shqiptarët.

Parashikimi i Moti për ditën e sotme

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite me vranësira të ndryshueshme dhe në më shumë vende me reshje shiu,...

Konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së mbahet sot

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të mbahet konferenca e parë për ecurinë e çështjes pasi që Zyra e Prokurorit...

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu