Ka përfunduar pa gola e me shumë ritëm e raste pjesa e parë mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Serinë e rasteve në ndeshje e nisi Reali, ku në minutën e 3-të, Mbappe ishte i vetëm ballë për ballë me portierin, por që gjuajtja e tij shkoi jashtë.
“Mbretërit” vazhduan ofensivën, por që nuk arritën ta çonin topin në rrjet deri në minutën e 30-të të takimit, kur shënoi Mbappe, por që golin ia anuloi VAR-i, njofton Klankosova.tv.
Në anën tjetër, Barcelona e pati një rast të jashtëzakonshëm me Lamine Yamal, por që gjuajtja ishte e lehtë për portierin ukrainas, Lunin.
“El Clasicon” mund ta ndiqni LIVE në kanalet sportive të Artmotion.