Vjollca Berisha nga Aleanaca për Shqiptarët, në këtë qeveri, lidhja me Kosovën po sulmohet vzhdimisht duke i përmendur rastin me presidenten OSmani në aeroport, pritjen e Kryeministrit Kurti që për këtë të fundit tha se, nuk e di se çfarë ka pasur në mendje kur ka përkrahur VLEN-in. Berisha përmeni kolonat e gjata në kufi por gjithashtu, tha se rrugët për Kosovë po ndërpriten në kuptimin fizik e metafori
“Nuk e di çfarë ka pasur në mendje Kryeministri Kurti kur mbështeste Vlenin në zgjedhjet e kaluara, por po shihet në dritë të diellit se e para që po sulmohet është lidhja me Kosovën. E para që kjo qeveri dëshiron ta bllokojë është mu ajo.
Presidentja u fye në aeroport, Kryeministri u diskriminua në pritjen shtetërore, rrugët për Kosovë po ndërpriten në kuptimin fizik e metaforik.
Kolona e gjatë në pikat kufitare për Kosovë, pritjet e pakuptimta si kurrë ndonjëherë, lëndimi i ndjenës sonë të dashurisë për Kosovën, duke i bërë trajtim të veçantë Serbisë…. janë disa nga treguesit.
“T’ia heqësh shkëmbin vetes” kishin për të thënë gjyshet tona”, ka shkruar Vjollcë Berisha,