Ushtria izraelite: Irani e pagoi çmimin

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari, ka thënë se Irani “e ka paguar çmimin” për sulmet e fundit mbi Izraelin.

Ai ka shtuar se Izraeli ka kryer sulme “precize” në disa caqe në zona të ndryshme në Iran. Këto caqe përfshinin objekte të prodhimit të raketave dhe kapaciteteve të tjera ajrore.

Hagari është shprehur se Izraeli mund të zgjedhë caqe shtesë nëse do që t’i godasë.

“Ky është mesazh i qartë – ata që e kërcënojnë shtetin e Izraelit do të paguajnë çmim të rëndë”, ka thënë ai.

Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore të shtunën mbi Iranin, pas zotimit se do të hakmerrej ndaj sulmeve me raketa të Iranit. Ushtria iraniane ka thënë se dy ushtarë të saj janë vrarë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu